Ankesa e VV-së që nuk arriti në PZAP
29 Nëntor 2020
Në mëngjesin e sotëm, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pasi votimit për kryetar të komunës së Mitrovicës ka thyer heshtjen zgjedhore duke ftuar qytetarët që të votojnë kandidatin e Listës Serbe.
E për këtë, Vetëvendosje thotë se ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj Rakiq. Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq.
Megjithatë, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku për portalin rtv21.tv ka thënë se deri më tani VV nuk ka paraqitur ndonjë ankesë./21Media