Njerëzit përreth Anglisë i janë kthyer jetës së natës pas tre muajsh izolimi, pas lehtësimit të masave. Lokalet dhe restorantet, kinematë dhe parqet janë rihapur me rregulla të rrepta të izolimit social. Por ministrat kërkuan kujdes dhe shefi i lartë mjekësor i Anglisë tha që ky hap s’është “pa rrezik”.

Përkundër relaksimit të kufizimeve, rreth 30% e bareve, lokaleve dhe restoranteve kanë qëndruar të mbyllura, sipas Shoqatës së Industrive të Natës, për shkak të frikës dhe shqetësimeve se si t’i zbatojnë udhëzimet për distancë sociale./21Media