Ansambli ‘Shota’ promovon albumin e parë të këngëve popullore

Dhjetëra këngë të stilit popullor, tash janë pjesë e albumit të parë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, i promovuar sot në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të interpretuara nga solistë të ndryshëm, këngët kontribuojnë në ringjalljen e folklorit si një segment i rëndësishëm kulturor si dhe ndihmojnë që përdorimi i instrumenteve tradicionale akustike të përcillet nga brezi në brez.
Në album janë të përfshirë këngëtarë të ansamblit dhe bashkëpunëtorë të tij, si Majlinda Cikaqi, Violetë Kukaj, Liridon Sadriu, Edi Furra, Hysni Klinaku, Granit Musliu, Riza Bytyçi, Mirvete Bajrami, Zana Abazi, si dhe incizimi i fundit i këngëtarit të ndjerë, Ismet Bogujevci./21Media

Back to top button