Ante Rebic është zyrtarisht  futbollist i Milanit pas huazimit një vjeçar.

Sulmuesi kroat iu bashkua Milanit si huazim një vjeçar, teksa në Frankfurt shkoi me formulën e njëjtë portugezi Andre Silva.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësinë e blerjes së lojtarëve ose shkëmbimit të tyre.

Gjithsesi Milan dhe Frankfurt kanë vendosur që të shkëmbejnë përfundimisht lojtarët, ku klubi gjerman është detyruar të paguajë edhe nëntë milionë euro më shumë.

Rebic ka nënshkruar tani kontratë afatgjate me Milanin deri në qershor të vitit 2025.