Anulimi i listës së çmimit të barnave barnave, Haxhiu: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se vendimi i Qeverisë për anulimin e Listës së çmimit të është fitore për qytetarët.
“Vendimi për anulimin e Listës së çmimit të barnave është fitore për qytetarët. Me këtë vendim u dëshmua dështimi i qeverisë Kurti në përpjekjen për të rritur çmimet e barnave në interes të kompanive të caktuara farmaceutike dhe në dëm të pacientëve”.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky anulim vjen pas reagimit të vazhdueshëm që është bërë pas publikimit të Listës së çmimeve të barnave, miratuar nga
Qeveria Kurti e ku sipas tij çmimet e publikuara të barnave ishin shumë më shtrenjtë se sa janë aktualisht në barnatore.
“Kësaj radhe ja arritëm të ndalojmë zhvatje milionëshe në dëm të pacientëve”, ka shtuar Haxhiu
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?