Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila sonte foli për masat e reja antiCovid, me ç’rast tha se pritet hapja, por do të mbetet në fuqi mbajtja e maskës, kontrollimi i temperaturës, siç mbetet edhe në vendet e rajonit.

Ajo në “Argument Plus” tha se pikë kyçe, mbetet vaksinimi.

Kusari-Lila në RTV21 foli edhe për anulimin e tenderit Covid, ku tha se përveç të shpallej një tender nuk kishte ndonjë efekt tjetër. Ajo shtoi se e vetmja dhe i sigurti është porcesi i vaksinimit, shkruan rtv21.tv

Kusari-Lila shtoi se s’ka qenë prioritet ndërtimi i një ndërtese të tillë./21Media