Anulohen garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës”

1 min read

Federata Skitare e Kosovës ka njoftuar se për këtë fundjavë, më datë 22 dhe 23 janar janë paraparë organizimi i garave “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës” për kategoritë e vjetra në disiplinën e sllallomit dhe sllallomit të madh, por që për shkak se kushtet e pistave nuk janë me standard për organizimin e garave në skijim, është marrë vendim që këto gara të anulohen.

Sipas federatës, ata do ta rishikojnë mundësinë e organizimit në një datë tjetër.