Filmi “Fantastic Beasts 3” vazhdon të ketë probleme me rrugën deri në ekran. Sërish u anuluan xhirimet e tij.

Regjisori David Yates dhe ekipi realizues i tij u detyruan ti anulojnë xhirimet në studiot e Warner Bros në Britani, pasi që një anëtar doli pozitiv në testin e COVID-19, bëri të ditur transmetuesi publik irlandez RTE.

Prodhimi i këtij filmi të Universit të Heri Poter ka pasur probleme të vazhdueshme me realizim që prej vjeshtës së vitit të kaluar, kur Johnny Depp hoqi dorë nga personazhi i tij si Grindelwald, pasi që xhiroi vetëm një skenë në Britani.

Dep e zëvendësoi aktori i filmave Hannibal e Doctor Strange, Mads Mikkelsen, ndërkaq data e lansimit të tij u shty nga nëntori 2021 për sezonin veror 2022.

Aktorja Katherine Waterston, e cila në Fantastic Beast 3 paraqitet me roline Tina Goldstein, u ka premtuar fansave se ia vlen të pritet për këtë film, sepse ai ofron sumë befasi të vogla.

Filmi Fantastic Beasts 3 është vazhdimësi e filmit: Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald  të realizuar në vitin 2018. Ai është vazhdimësia e tretë e serisë së filmave Fantastic Beasts, ndërkaq i njëmbëdhjeti në botën e filmave me magji.

Në të me role paraqiten edhe: Eddie Redmayne,  Dan Fogler, Alison Sudol, Ezra Miller,Jude Law e të tjerë./21Media