Nga aeroporti “Adem Jashari” nuk do të ketë fluturime deri më 14 qershor. Këtë e bëri të ditur Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas aeroportit fluturimet e publikuara më herët janë anuluar, shkruan rtv21.tv.

“Ju njoftojmë se deri më datë 14 Qershor 2020 nuk ka fluturime. Fluturimet që janë publikuar më herët për datat 13 dhe 14 Qershor 2020, janë anuluar nga kompanitë ajrore”, ka njoftuar ANP.

Fluturimet e anuluara janë: ai më 13 qershor  EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30)EUROWINGS dhe më 14 qershor EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50)
EUROWINGS.

Dje, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka kërkuar që hapja e kufijve ajrorë të Kosovës të mundësohet brenda dhjetë ditësh./21Media