Qeveria lokale e Venedikut anuloi ngjarjet publike

Qeveria lokale e Venedikut anuloi ngjarjet publike

“Mission Imposible 7” është filmi i ri i regjisorit dhe skenaristit Christopher McQuarrie. Rolin kryesor në këtë film e ka sërish aktori Tom Cruise, i cili do të paraqitet si personazhi Ethan Hunt.

Në fakt, kjo do të jetë seria e shtatë e filmit “Mission Impossible”, kjo pasi që akoma nuk kanë përfunduar xhirimet.

Sipas Paramount Pictures, xhirimet e tija do të fillonin në Venedik të Italisë, por ato u anuluan për shkak të koronavirusit.

Numri i rasteve me koronavirus në Itali raportohet se ka arritur në mbi 220, që është numri më i madh i të infektuarve jashtë Kinës, Japonisë e Koresë së Jugut. Qeveria lokale e Venedikut anuloi ngjarjet publike, përfshirë këtu edhe xhirimet e filmit “Mission Imposible 7”.

Paramount kishte planifikuar që në Venedik të xhironte për tre javë. Kjo kompani filmike nuk ka bërë të ditur se kur planifikon të fillojë me xhirimet, shkruan rtv21.tv

Filmi i shtatë “Mission Impossible” pritet të lansohet muajin korrik të vitit 2021.

The “Mission: Impossible” është njëri prej filmave më të suksesshëm në Hollywood, ku filmi i vitit 2018, “Mission: Impossible-Fallout”, në box office-in botëror fitoi mbi 791 milionë dollarë.

Filmi i parë “Mission Impossible” u publikua në vitin 1996, dhe ai fitoi 457.7 milionë dollarë./21Media