Është anuluar mbajtja e Festivalit “Hardh Fest 2020 Online Edition” për shkak të situatës me pandeminë. Kjo është bërë e ditur përmes një noftimi në rrjetet sociale nga OJQ “Hardh Fest”.

“Per shkak te situates ne te cilen gjendemi, kemi marr njoftim nga Policia e Kosoves se nuk lejohen te mbahen tubime publike sipas Vendimit te Qeverise se Kosoves Nr. 01/17 e dt. 28.07.2020 sipas pikave 6,7 dhe 8. Andaj ne si OJQ “ Hardh Fest” jemi te obliguar te anulojme te gjitha aktivitetet e parapara ne Hardh Fest 2020 “Online Edition”.”, thuhet në njoftim.

Edicioni i sivjetëm i këtij festivali ka pasur të mbahet me 4, 5 dhe 6 shtator.

Kujtojmë se , festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota./21Media

 

❌ ANULOHET, Hardh Fest 2020 “Online Edition”! ❌Per shkak te situates ne te cilen gjendemi, kemi marr njoftim nga…

Gepostet von Hardh Fest am Donnerstag, 3. September 2020