Festivali tradicional i muzikës në Japoni “Fuji Rock”, ku do të performonin Tame Impala, The Strokes dhe Major Lazer, u anulua. Ky festival do të mbahej nga 21-23 gusht në prefekturën Niigata. Ky event do të mbahet vitin tjetër, në të njejtën kohë.

Organizatorët e festivalit kërkuan falje që u mori kaq shumë kohë që ta marrin këtë vendim, duke shtuar se “shpresuan që pandemia të zbehej në kohë për të mbajtur festivalin e kësaj vere siç ishte planifikuar”.

Biletat do të kthehen, ose do të konsiderohen të vlefshme për festivalin e vitit të ardhshëm.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Japonia ka konfirmuar 16 mijë e 911 raste me koronavirus./21Media