Bill Cosbey është i akuzuar për dhunim

Bill Cosbey është i akuzuar për dhunim

Një gjykatës i gjyqit amerikan ka anuluar sot gjykimin ndaj aktorit komik amerikan, Bill Cosbey, i akuzuar për dhunim, pasiqë juria dështoi të marrë vendimin pas diskutimeve të cilat zgjatën më shumë se 50 orë.

Ky hap paraqet një fitore të llojit të vet për aktorin 79-vjeçar, të cilin e pret dënim i përjetshëm nëse gjykohet për tri pika të akuzës për sulm të rëndë seksual ndaj 44- vjeçares, Andrea Constend në janar të vitit 2004, në villën e tij në Filadelfia, transmeton AFP.

Anëtarët e jurisë pesë gra dhe shtatë meshkuj nuk arritën të marrin vendimin unik në betejën gjyqësore, e cila ishte shikuar afër nga publiku./21Media