Anulohet për nesër qarkullimi i trenit në linjën Pejë – Prishtinë

Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenit në linjën Pejë – Prishtinë, është anuluar për ditën e nesërme.

Arsyet e anulimit të qarkullimit është për shkak të arsyeve teknike.

“Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj’’, thuhet në njoftim.

Back to top button