Anulohet Samiti në BeH, Kurti do t’i realizojë disa takime në Sarajevë
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2023/03/auto_Albin-Kurti-1068x629-11669811656.png?resize=780%2C470&ssl=1)
Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej më datë 4 dhe 5 dhjetor në Bosnjë dhe Hercegovinë, i njëjti është anuluar më 28 nëntor nga organizatorët.
Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për portalin rtv21.tv tha se pjesëmarrja në samit e Kryeministrit Kurti është anuluar për shkak të disa probleme, të cilat i ka bërë të njohura organizatori.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës udhëton sot nga Brukseli për në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnje dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar”, bën të ditur Kryeziu.
Kryeziu tutje tha se kryeministri Kurti do të bëjë disa takime në Sarajevë.
“Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”, ka theksuar ai për portalin rtv21.tv
Kryeministri Kurti po viziton BeH-në me ftesë të Adil Kulenoviqit, kryetar i organizatës joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”. /21Media