Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
24 Dhjetor 2020
Mbrëmë është mbajtur nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, është shpallur fituese e këtij Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, në vend të dytë është renditur Sardi Struga kurse në vendin e tretë Festina Mejzini.
Anxhela me “Karma” pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./21Media