Pas disa vitesh mungesë në skenën muzikore, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet.

26 vjeçara, e cila fillimisht u bë e njohur  si vajza e këngëtares së njohur Albërije Hadërgjonaj, që nga viti 2018 e kishte paraljamruar rikthimin në muzikë, por ja që duket se tani e ka vendosur.

Rikthimin në muzikë ajo do ta bëjë me një këngë në gjuhën angleze.

Anxhelina nuk ka zbuluar titullin e këngës së saj të parë në anglisht, por ka zbuluar datën e lansimit, e cila është 25 shtator.

 

View this post on Instagram

 

09/25

A post shared by A N X H E L I N A (@anxhelina) on

 Përndryshe, Anxhelina ka dy këngë të publikuara në shqip, “Kopje pa kuptim” me klip dhe “Kjo jetë s’mjaftoi” me të cilën në vitin 2011 u paraqit në festivalin Top Fest. /21Media