Pas gati 9 vjetësh, Anxhelina Hadërgjonaj iu rikthye muzikës me projektin “Precious”, me të cilin ka debutuar në tregun ndërkombëtar.

Rreth një javë pas publikimit, Kim Kardashian ka ndarë në Instagram-in e saj, që është një ndër më të ndjekurat në mbarë botën, këngën më të fundit të Anxhelinës.

Anxhelina është shoqja më e mirë e grimierit të Kim, Ariel dhe siç duket kjo ka qenë një ndër arsyet pse ylli televiziv ka publikuar projektin e artistes shqiptare, shkruan rtv21.tv

Duke treguar dashuri për miken më të mirë të Ariel, urime”, ka shkruar Kim.

Dhe sigurisht ky veprim i Kim, e ka lumturuar shumë Anxhelinën, e cila ka zgjedhur fjalët më të mira për ta falënderuar yllin e “Keeping Up With the Kardashians”.

 

Ndryshe, videoklipi i “Precious” ka arritur të klikohet mbi 81 mijë herë në kanalin YouTube./21Media