Sekiraqa akuzohet për “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”

Sekiraqa akuzohet për “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse, e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit, Enver Sekiraqa. Sipas një komunikate për mesdia ky i fundit muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë Themelore në Prishtinë, për veprën penale “ Shtytja në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë”  në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza më ç’ rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 viteve.

“Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Gjykata e Apelit, vlerësoi se aktgjykimi në fjalë, është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, dhe së është i bazuar në prova dhe dëshmi të cilat nuk janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Për këto dhe arsye tjera u vendos që çështja t’i kthehet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim./21Media