Nis çdo gjë nga e Para. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos të rikthejë për gjykim dosjen e ish ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Apeli vendosi të rikthejë për gjykim dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda duke rrëzuar vendimin që e shpallte fajtor për shpërdorim detyre, dhe e dënonte perfundimisht me 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çelen me 5 vite burg.

Kjo dosje me këto akte do i kthehet GJKKO dhe pas shqyrtimit do të vendosë ajo nëse do ta rikthejë dosjen për gjykim ose do të pushojë çështjen

Përfaqësues të ambasadës amerikane kanë qenë të praninesh në seancë gjatë gjithë procesit./oranews