Gjykata e Apelit sot e ka liruar nga arresti shtëpiak kryetarin e Istogut Haki Rugovën dhe Lulzim Blakajn.

Ndaj Rugovës dhe Blakaj, Apeli ka caktuar masën e ndalimit për është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit, apo personit të caktuar.

Konkretisht atyre u është ndaluar që t’i afrohen një dëshmitari në distancë më të afërt se 100 metra, e po ashtu iu është ndalur çdo komunikim më të, në kohëzgjatje prej një muaji.

Më këtë aktvendim të pandehurve u është bërë me dije se në rast se e shkelin këtë masë, gjykata mund të urdhërojë paraburgimin.

Gjykata konsideron se nisur nga pesha e veprave penale, mënyra, rrethanat dhe koha në të cilën dyshohen të jenë kryer ato, masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit, është masë e mjaftueshme për të zvogëluar rrezikun që të pandehurit të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Haki Rugova po dyshohet nga ana e prokurorisë për se ka kryer veprat penale “Konflikt i interesit”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Ndërsa Lulizm Blakaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar.”

Rugova së bashku me një drejtor dhe zyrtar të Komunës ishin arrestuar më 9 tetor.

Ndërsa Gjykata e Pejës më 11 tetor kishte mbajtur seancën në të cilën kishte caktuar arrestin shtëpiak ndaj tyre./kallxo