Apeli liron ministrin Librun Aliu

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilën ishte hedhur poshtë aktakuza për korrupsion ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të akuzuarve të tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.
Të pandehurit kanë qenë të akuzuar për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit”, kurse të pandehurit Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi edhe për shkak të veprës penale mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore.
Gjashtë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 30 prill 2021./21Media

Back to top button