Gjykata e Apelit u ka ashpërsuar dënimet tre të akuzuarve për vrasjen e rëndë në Vushtrri.

L. A, R. A dhe Q. Xh, në bashkëkryerje, kanë privuar nga jeta K. M.

Të akuzuarit L.A. i cili është shpallur fajtor, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve i është ashpërsuar dënimi me burgim nga 18 në 22 vjet.

Ndërsa, të akuzuarës R.A dhe akuzuarit Q. Xh., të cilët nga Gjykata e Apelit janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” u janë rritur dënimet nga 5 në 15 vjet burgim për secilin.

“Vendimi u mor pas vlerësimit të gjendjes faktike për të akuzuarit R.A. dhe Q. Xh. si dhe rrethanave lehtësuese dhe renduese për të tre të akuzuarit. Kolegji i Apelit vlerësoi se ky dënim, është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale të tyre dhe me intensitetin e rrezikimit të vlerave të mbrojtura të shoqërisë. Gjykata Apelit gjithashtu është e bindur se vendimi mbi dënim do të shërbej për arritjen e qëllimit e në përputhje me nenin 41 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës./21Media