MPB me një apel për qytetarët

MPB me një apel për qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojnë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit.

MPB thotë se jemi duke hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit. Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra: Njësinë profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192, Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194. Të gjitha thirrjet janë pa pagesë”, thuhet në komunikatë, ku theksohet se zjarr-vëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.