Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), edhe një herë përmes një mesazhi të bërë në faqen zyrtare “Facebook”, duke thënë se besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit, kanë bërë thirrje që kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.

“Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19. Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale”, thuhet në mesazhin e BIK-ut.

Sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Kurban Bajramit e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit./21Media