Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sonte u shpreh se respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen.

“Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj. Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.”, shkroi Zemaj në facebook.

Sipas ministrit, derisa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

“Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha! Barte maskën! Ruaje distancën! Mbaje higjienën!”, shkroi Zemaj në facebook.

Ndryshe, 19 persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 711 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë./21Media