Një aplikacion që synon të përkthejë mjaullimat e maces është zhvilluar nga një ish-inxhinier i Amazon Alexa.

“MeowTalk” regjistron tingullin dhe më pas përpiqet të identifikojë kuptimin.

Pronari i maces ndihmon gjithashtu në etiketimin e përkthimit, duke krijuar një bazë të dhënash për të mësuar nga programi AI.

Aktualisht, ka vetëm 13 fraza në fjalorin e aplikacionit duke përfshirë: “Më ushqe!”, “Unë jam i zemëruar!” dhe “Më lër të qetë!”, transmeton rtv21.tv.

Çdo “mjau” e maces është unike dhe e përshtatur për pronarin e saj, disa më të zëshme se të tjerat.

Pra, në vend të një baze të të dhënave të përgjithshme për tingujt e maceve, përkthimi i aplikacionit ndryshon me secilin profil individual.

Duke regjistruar dhe etiketuar tinguj, softueri i inteligjencës artificiale dhe i të mësuarit në makinë mund të kuptojë më mirë zërin e secilës mace, sa më shumë që përdoret, aq më e saktë mund të bëhet.

Qëllimi përfundimtar është të zhvillojmë një jakë inteligjente, tha Javier Sanchez, menaxher i programit teknik të grupit në zhvilluesin e aplikacioneve Akvelon.

Teknologjia pastaj do të përkthente mjaullimat e maces tuaj menjëherë, dhe një zë njerëzor do të fliste përmes jakës.

Aplikacioni është i disponueshëm falas në Google Play Store dhe App Store në Apple.

Ndërsa është akoma në fazat e para të zhvillimit, ka komente të ndryshme, me disa përdorues që ankohen për gabime në aplikacion.

Por të tjerët ishin pozitivë dhe aplikacioni ka një vlerësim mesatar prej 4.3 në Google Play Store.

Në politikën e saj të privatësisë, aplikacioni thotë se është në një “fazë zhvillimi” dhe këshillon këdo që “shqetësohet për mbajtjen e të dhënave” të çinstalojë aplikacionin derisa të jetë plotësisht në përputhje me ligjin e BE-së për privatësinë GDPR./21Media