Aplikacioni online, mollë sherri në KQZ

 

 

Reagimi i KQZ-së në lidhje me një aplikacon online i cili grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione, u bë mollë sherri në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar këtë reagim duke thënë se ka qenë ai vet që e ka hapur aplikacionin.

“Unë e kam hap aplikacionin dhe pikërisht ky aplikacion është ai që është dashtë me bo KQZ. Na dojmë me i kriminalizu ata njerëz për shkak se ju ofrojnë ndihmë mërgimtarëve me i ndihmu ata njerëz. Unë nuk pajtohem me reagimin dhe hapat e ndërmarr lidhur me këtë çështje”, ka thënë Kurteshi.

Në anën tjetër kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se në një rast të tillë është e natyrshme që të reagojë KQZ-ja .

I vetmi institucion i autorizuar që t’i ketë shënimet personale është KQZ-ja. Askush nuk mund t’i mbledh shënimet personale të qytetarëve dhe votuesve duke i pas në dispozicion shënimet personale të tyre”, ka thënë Daka.

Tutje Kurteshi duke ngritur zërin ka thënë se e ka plotësuar atë formular dhe se nuk kërkon të dhëna sensitive.

“Unë e kam plotësu vetë atë formular nuk lypin numër personal, datëlindje, nuk e lyp as emrin e prindit, nuk kërkojnë asnjë donacion unë e kam plotësu dhe më është kthy që këtu e ke formularin e plotëson vet.”, është shprehur ai.

Dje në reagimin e KQZ-së thuhej se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor, dhe lidhur me këtë KQZ ka njoftuar organet e rendit.

Tutje debati në mbledhje ka shkuar deri në atë pikë sa Sami Hamiti dhe Sami Kurteshi e kanë kaluar në ofendime ndaj njëri tjetrit.

“Ti je gënjeshtari më i madh i pari se je msu me qu zërin palidhje. Jeni kriminalizu deri në fund”,  i thotë Sami Hamiti  Kurteshit.

Pas kësaj kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka paralajmëruar anëtarët se nëse debate vazhdon në këtë mënyrë ajo nuk do ta udhëheq mbledhjen,

Pas zhurmës së madhe gjatë kësaj mbledhje Daka lajmëroi se nuk do ta udhëheqë mbledhjen nëse vazhdon në këtë mënyrë.Në mbedhje Haki Rudari është emëruar anëtar në Kuvendin Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë duke e zëvendësuar Bajram Ajeti./21Media

 

Back to top button