Aplikacioni “Zoom” u kthye në një nga programet më të përdorura në të gjithë botën gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Kështu ky aplikacion sipas studiuesve të bursës në Wall Street ka thyer rekorde në fitime, ku buxheti i kompanisë është rritur me 122 miliardë Dollarë.

Aplikacioni i video konferencave tashmë qëndron në majat e klasifikimit për nga vlera, duke ja kaluar dhe kompanive me famë në industrinë automobilistike apo të aviacionit.

“Kompania synon të suportoj bizneset e të ardhmes, punën e lirë dhe të mësuarit kudo nëpër botë”, u shpreh themeluesi Eric Yuan.

Shumë kompani u detyruan të ndiqnin konferencat apo takimet e tyre në mënyrë virtuale përmes këtij rrjeti gjatë pandemisë së Covid-19. Ky aplikacion u përdor  edhe në Kosovë me konferenca apo edhe në dhënien e mësimit online.