Regjisori, Ben Apolloni sot në programin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë” në RTV21 foli në lidhje për filmin fitues “Nomadland” të cilin e cilësoi film koti.

”Nomadland nuk më pëlqeu aspak, është filmi më i keq që ka fituar Oscars deri me sot”, tha Apolloni gjatë bisedës.

Beni theksoi se i pëlqen mjaftë shumë aktorja që luan aty, por në këtë film nuk i la përshtypje.

”Një femër kineze nuk ka qenë kurrë e nominuar me Oscars dhe kjo akademi po i përshtatet fushatave, prandaj është ndjerë e nevojshme të bëhet nominimi i një race të tillë”, tha producenti.

Ndryshe, askush nuk dinte çfarë të pritej nga ceremonia e këtij viti e ”Academy Awards 2021”, por as ajo çfarë ndodhi nuk ishte diçka e parashikueshme. Në edicionin e 93-të të kësaj ceremonie ”Nomadland”, mori çmimin për filmin më të mirë. /21Media