Natalya Apostolova, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, këtë të premte do të largohet nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-it.

“Dua të ju falenderoj meqë ky është eventi i fundit në Kosovë, sepse unë do të ikë të premtën dhe shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë institucionet e Kosovare, Ministrin Veliu, drejtorin Qalaj, të gjitha ekipet e mrekullueshme dhe mediat për bashkëpunimin tuaj të mrekullueshëm”, ka thënë ajo./21Media