Ish-futbollisti i Trepçës’89, Arb Manaj që gjatë afatit kalimtar të verës kaloi në Turqi, ka arritur të realizojë dy golat e parë për skuadrën e tij të re.

Ankara Keçiorengucu ka fituar me rezultat  6-0 ndaj Tepecik në kuadër të kupës turke.

Djaloshi nga Klina shënoi dy herë në minutat 70′ dhe 90′, për të treguar se do të jetë një nga armët më të forta të skuadrës nga kryeqyteti në edicionin e ri të garave.