Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të tretë.

Abrani ka treguar se familjes së tij i është shtuar një vajzë, shkruan rtv21.tv

“Miq, Jemi bërë prindër përsëri. Familjes sonë tani iu shtua edhe një vajzë. Ju faleminderit të gjithëve për urimet e mesazhet e mira. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Arbani poshtë fotografisë së publikuar në Facebook.

Miq,

Jemi bërë prindër përsëri. Familjes sonë tani iu shtua edhe një vajzë.

Ju faleminderit të gjithëve për urimet e mesazhet e mira. Zoti ju bekoftë!

Posted by Arban Abrashi on Tuesday, November 10, 2020

 

Kujtojmë se, Arbani është i martuar me Labeata Shalën-Abrashin, me të cilën ka dy djemë dhe tash edhe vajzën./21Media