Diskutimi i programit qeverisës është arsyeja që janë mbledhur sot zyrtarët e LDK-së. Arban Abrashi nga ky subjekt politik në një poronicim për media tha se LDK- ja ka përfunduar programin

  “Së pari ka dy shtyllat kryesore: E para ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë dh e dyta ajo është me rimëkëmbjen ekonomike. Duam që të kemi një pako shumë gjeneroze për ekonominë, parashohim që deri në vjetshëm ë këtij viti të shpërndajmë 400 milionë euro e më pas të shkohet edhe tek 1 miliardëshi që e ka përmendur edhe kryeministri Hoti, i cili sot do të ketë paraqitjen e tij të parë televizive  pas përfundimit të programit.Dhe do të dihet cent për cent se nga vie dhe ku do të shkojë ky program.”, tha Abrashi.

Ndërsa shtoi se një gjë të tillë po e bëjnë për të mos humbur kohë.

“Nuk është presion dhe nuk ka të bëjë me vendim e Kushtetues por po përpiqemi të mos humbasim kohë, pasi është dëm i madh edhe ekonomik. Prandaj duhet ë reagojmë shpejtë dhe është përgjegjësi publike e neve që merremi me politik t’i ndihmojmë bizneset…Me rëndësi është që të gjitha subjektet politike t’i respektojnë organet kushtetuese pasi ditëve të fundit kemi parë disa zëra nga disa subjekte që s’do t’i respektojnë por ne si LDK do ta respektojmë atë vendim çfarëdo që është dhe i bëjmë thirrje të gjithëve t’i respektojnë ato pasi mbi të gjitha është obligim ligjor që organet politik e të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese, prandaj një subjekt politik që nuk i respekton këto ai subjekt po vepron kundër kësaj gjykate”, tha Abrashi./21Media

#LIVE

#LIVE

Gepostet von RTV21 am Donnerstag, 21. Mai 2020