Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi reagoi pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Abrashi  përmes një postimi në Facebook ka shkruar ‘vazhdojmë’ duke lënë të kuptohet që ditëve në vazhdim mund të votohet qeveria e cila udhëhiqet nga partia e tij LDK.

”Vazhdojmë..’‘, shkroi Abrashi në Facebook.

Këtë vendim e ka mirëpritur edhe president i vendit, Hashim Thaçi duke thënë se ka qenë i bindur që çdo hap që ka ndërmarrë ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetuesen, dhe këtë sipas tij e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese. Ai u shpreh se nuk duhet të humbet kohë për formimin e Qeverisë së re. /21Media