Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nuk e ka pritur mirë që ish-kryeministri Albin Kurti zgjodhi të marrë anë në zgjedhjet presidenaciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Gashit, kjo është ndërhyrje në punët e brendshme t ënjë shteti mik dhe dëmi do të jetë disa diensional.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disa dimensional”, deklaroi Gashi.

Kurti ftoi sot të gjithë shqiptarët në SHBA që të votojnë për kandidatin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.