Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe familja e tij janë prekur nga Covid-19. Lajmin e bëri të ditur pak minuta më parë deputeti përmes një postimi në facebook.

Gashi njoftoi se do të jenë në izolim shtëpiak për dy javë.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.”, shktoi Gashi.

Nga koronavirusi në vendin tonë janë infektuar 2 mijë e 590 persona, ndërsa 1 mijë e 394 janë shëruar, ndërkohë, 48 persona kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media