Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një tjetër paraqitje të mirë me Reims

Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një tjetër paraqitje të mirë me Reims

Arbër Zeneli e ka nisur shumë mirë aventurën te skuadra e Reims në Ligue 1 të Francës.

Ai realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj Dijon të shtunën.

Zeneli ka qenë ndër më të mirët në fushë në këtë takim, teksa gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe e ka vlerësuar me notën 8 paraqitjen e tij.

24-vjeçari, gjithashtu është pjesë e formacionit më të mirë të javës në Francë.

Kujtojmë se Zeneli në afatin kalitmar të janarit u largua nga Heerenveen për t’iu bashkuar Reims.