Arbëria e Dobrajës, që për herë të parë luan në Superligën e Kosovës në futboll, ka shokuar ish-kampionen, Trepçën ’89, të cilën e ka mposhtur me rezultatin 2:0.

Ndeshja është luajtur në Mitrovicë të premten dhe ka hapur edicionin 2020/2021 të Superligës së Kosovës në futboll.

Kreshnik Bahtiri u bë golashënuesi i parë në edicionin 2020/21 në Superligë, kur shënoi në minutën e 17-të.

Po i njëjti lojtar ka asistuar te zëvendësuesi Agon Llugiqi që shënoi për 2-0 në pjesën e dytë.

Zyrtarisht është në fuqi vendimi i Qeverisë që nuk lejon aktivitetet sportive. Por FFK-ja mori një leje të Ministrisë së Shëndetësisë që takimi në Mitrovicë të luhet dhe të jetë testues.