Gëzim Rusi është prezantuar nën fanellën kuqezi të Arbërisë së Dobrajës sot.

Ferizajasit ka nënshkruar kontratë me klubin e promovuar në Superligë.

“Mirësevjen në familjen e madhe të KF Arbëria – Gëzim Rusi Një lojtar profesional me një karrierë të bujshme në futbollin Kosovar, njëherit finalist i kupes me Trepçën89, i njohur si Rusi, nga stinori i ri do ta bart ndresen e kuqe të KF Arbëria. Rusi së fundmi ishte pjesë e skuadres Trepça89 dhe tani do vazhdojë me skuadren tonë në rolin e mesfushorit të krahut! Presidenti i Kf Arbëria Z.Jahir Krasniqi, së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojn shëndet dhe suksese duke u shprehur optimist se së bashku do ti dhurojnë më të miren klubit”, thuhet në njoftim.