Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj, është artistja e cila dy herë radhazi ka hyrë në Librin e rekordeve (Guinness). Por, artistja nuk do të ndalet me kaq, ajo ka treguar se është duke punuar për rekordin e tretë.

Në një intervistë për RTV21 në emisionin “Për ditë të mbarë”, Arbnora ka thënë se është duke e punuar flamurin e Kosovës me perimetër 1200 metër katrorë me mbi 100 mijë copa letre.

Fejza -Idrizi tha se për momentin këtë rekord e mbanë një shkollë në Mongoli, me një punim prej 100 metër katrorë.

Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në Librin “Guinness”, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami. Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash.

Arbnora theu rekord për herë të dytë në Librin “Guinness”, me krijimin e një vazoje prej letre në lartësi 2.73 metra dhe gjerësi 2.38, me të cilën ka paraqitur popullin shqiptar dhe dëshmorët./21Media