Bashkëshortja e Xhakës e lumtur pranë më të dashurve

Bashkëshortja e Xhakës e lumtur pranë më të dashurve

Futbollisti i njohur nga Kosova, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Arbnora para një muaji janë bërë prindër. Arbnora ka sjellur në jetë një djalë, të cilit emrin ia kanë vënë Klevis.

Që nga koha kur ka mësuar se do të bëhet nënë, bashkëshortja e futbollistit ka publikuar pamje të shumta për ndjekësit e saj në rrjete sociale. E kur jemi te këto të fundit, Arbnora sot publikoi një fotografi të bukur, në të cilën shihet me dy personat e saj të dashur, bashkëshortin dhe djalin e saj, shkruan rtv21.tv

“E gjithë bota ime në një pamje”, ka shkruar Arbnora krahas fotografisë, në të cilën ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që, më 28 janar të këtij viti, Taulanti dhe Arbnora janë martuar zyrtarisht./21Media