Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, shkruan rtv21.tv

Ardiani duket se ka filluar punën për këngën e re, kjo u bë e ditur nga vetë Ardiani për një postimi në Instastory, ku solli pamje nga xhirimet e klipit të ri.

Artisti nuk ka dhënë të tjera detaje lidhur me këtë këngë, por pritet të lansohet shumë shpejt.

“Juliet” titullohet kënga e fundit e Ardianit, të  cilën e ka publikuar në muajin tetor dhe deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media