Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, këtë vit shënon dhjetë vjetorin e karrierës së tij muzikore.

Ai ka paralajmëruar fansat se për të shënuar 10 vjetorin e karrierës do të sjellë një album.  “Vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në pesë albumet e mi”, ka shkruar këngëtari për albumin e ri.

Në rrjetin social Instagram, këngëtari ka zbuluar kopertinën e albumit që do të lansohet me 28 maj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për dhjetë vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në pesë albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për ’10’?”, ka shkruar Ardian Bujupi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

Ndryshe, “Baila Morena” është projekti i fundit muzikor nga Ardian Bujupi. Kënga është publikuar më 16 prill./21Media