Këngëtari i njohur  shqiptar, Ardian Bujupi ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm do të bëj projektin më të madh të karrierës. Kjo në shenjë të falënderimit për përkrahjen dhjetë vjeçare nga Kosova dhe Shqipëria.

“Në vitin 2021 bëhen 10 vite që po më përkrahni mua dhe unë po këtë vit do të nxjerr projektin më të madh të karrierës sime”, ka shkruar Ardiani në Instagram.

 

Ardiani që nga fillimi i karrierës ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore si solo ashtu edhe bashkëpunime. Kur jemi te kjo e fundit vlen të përmendim bashkëpunimet me këngëtaren nga Shqipëria Xhensila Myrtezaj.

“Cika Cika”, “Panoroma” janë bahskëpunimet e Ardianit me Xhensilen të cilat numërojnë miliona klikime në YouTube./21Media