Këngëtarja Era Istrefi, ka qenë viktimë e një paraqitjeje të rrejshme të një qytetari 45 vjeçar, i cili iu paraqit si polic dhe e përcolli deri në shtëpinë e saj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para gjashtë ditësh, rreth orës 21:00, kohë kur vetë këngëtarja e ka njoftuar Policinë.

I dyshuari e ka ndaluar në rrugë Erën dhe i ishte paraqitur si polic. Më pas, ai e përcolli deri tek lagjja Marigona Residencë. Njeriu që u paraqit si polic, më pas u largua pa gjurmë.

Disa ditë më vonë, i dyshuari është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e ndalimit në Prishtinë.