Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj ka bërë të ditur se është duke punuar në një këngë të re.

Argjentina sot ka zbuluar një detaj në lidhje me këngën. Ajo për fansat e saj ka treguar se projekti i ri është një bashkëpunim me artistin e njohur shqiptar, Young Zerkan.

Këngëtarja këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

“Shumë shpejt”, ka shkruar ajo në Instagram.

 

Mbetet të shihet se çka po sjellin dyshja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar. /21Media