Këngëtarja e mirënjohur, Argjentina Ramosaj, feston sot 30 vjetorin e lindjes.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi në të cilën shihet edhe torta e ditëlindjes që mban qirinjtë me numrin 30.

“30 vjetori i madh! Kaq shumë gjëra për të qenë falenderuese… E lumtur që jetoj dhe jam e shëndetshme, me fat që kam njerëzit e mi të dashur pranë vetes. Mezi po pres të përfundojë distancimi social, që të mund të festoj me miqtë dhe familjen time! Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ditëlindjes!”, ka shkruar Argjentina krahas fotografisë.

https://www.instagram.com/p/CAcXlEPjGNz/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndryshe, “Sekreti” është projekti i fundit i Argjentinës të cilin e solli në bashkëpunim me Dj Geek në korrik të vitit 2018. Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes./21Media