Argjentina po vjen me këngë të re

Argjentina po vjen me këngë të re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 260 mijë ndjekës.

Argjentina nuk ka dhënë detaje lidhur me projektin e ri.

Ndryshe, “Sekreti” është projekti i fundit i Argjentinës të cilin e solli në bashkëpunim me Dj Geek në korrik të vitit 2018. Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e dyshes./21Media