Mbrëmë janë luajtur ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, ku kombëtaret nga Amerika Jugore luftojnë për biletë drejt Qatar-it.

Një ndër ndeshjet interesante ishte edhe ajo mes Bolivisë dhe Argjentinës ku kjo e fundit arriti të triumfojë me rezultat të ngushtë 1:2.

Kombëtarja e Bolivisë e filloi ndeshjen bukur duke shënuar në minutën e 24’ përmes Marcelo Martins ku edhe ishte goli i vetëm i tyre në ndeshje. Pak sekonda para se të përfundoj pjesa e parë në skenë doli ylli i Interit, Lautaro Martinez ku arriti të barazoj shifrat në 1:1.

Me fillim të pjesës së dytë, Argjentina bëri lojë më të mirë, ku në minutën e 79’ përmes Joaquin Correas arritën ta përmbysin rezultatin dhe të dalin në epërsi.

Fakt interesant rreth lojës së mbrëmshme ishte që Lautaro Martinez u bë lojtari i parë i Argjentinës që shënon për ta që nga viti 2016, ku që nga ajo kohë realizatori i vetëm ka qenë ylli i Barcelonës, Lionel Messi.